Ish sekretari i AAK-së emërohet Drejtor Menaxhues i AKP-së

Ish sekretari i AAK-së, Valon Tolak është emëruar Drejtor Menaxhues i AKP-së.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar Valon Tolaj në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër vitesh.

Mandati i Tolaj fillon me 26 nëntor 2018. Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi propozimet për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shit blerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 Euro, Ndërmarrja e Re Sharrcem të paguaj siç çmim shtesë për blerjen e aksioneve.

Po ashtu Bordi i Drejtorëve mori vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM“ Golesh dhe “XIM” Strezovc të ndiqen hapat ligjor për inkasimin e këtyre ndëshkimeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi