Ish presidenti Fatmir Sejdiu: Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit

Fatmir Sejdiu – Ish President i Kosovës, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëmngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të parashpalljes së pavarësisë. Duke sjellur këto shkëputje, ish-presidneti Sejdiu ka thënë se kishte pak gjumë dhe shumë emocion në natën e 16 shkurtit.

“Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit. Nuk kishte rehati personale, kishte emocione tek unë sikur tek çdo shqiptar. Po vinte një moment që nuk kanë pasur fatin tap resin gjeneratat e tjera. Po përgatiteshin kërkesat për njohje. Datë e paharrueshme. Kishim këtë fat si gjeneratë. Me rëndësi që ishte një gëzim.”

I pyetur për detaje të tjera të atyre orëve, Sejdiu ka kujtuar edhe lajmin për urdhër arrest nga Serbia.

“Fletarrestet i kishin ndarë gratis Serbia nga 15 vjet , e kishin paraparë një dënim më burg së paku 15, nga një për mua, kryeparlamentarin Krasniqi dhe Thaçin.”

Sejdiu më tej ka folur edhe për motin e ftohtë, duke kujtuar se edhe temeperaturat e ulta të asaj dite ishin në favor të kontrollimit të masave që festonin.

“Absolutisht ishte gjithçka e koordinuar. Edhe moti është parashikuar që të jetë I kthjellët por i ftohtë. Por emocionet nuk ndaleshin. Kishim komunikime me qendrat e Kosovës.”-thotë fatmir Sejdiu, president në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi