Ish-kryeministrja e Zelandës së Re: KS-OKB në krizë të thellë

Ish kryeministrja e Zelandës së Re, një zyrtare e lartë shumëvjeçare e Kombeve të Bashkuara (OKB), Helen Clark, deklaroi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ndodhet në një krizë të thellë.

Clark bashkëbisedoi me gazetarin e AA-së për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, përfshirë edhe sulmet izraelite mbi palestinezët të cilët kundërshtuan një veprim të tillë.

“Njerëz u vranë, u plagosën tre mijë sosh, megjithatë në Këshillin e Sigurimit nuk u lejua që të diskuthet mbi këtë. Kjo paraqet një krizë”, tha Clark.

Pas tre mandateve të kaluara si kryeministre e Zelandës së Re, Clark për tetë vite ushtroi detyrën e presidentes të Rrjetit Zhvillimor të OKB-së (UNDP), që në vitin 2016, të kandidoj për postin e sekretarit të Përgjitshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në kryeqytetin e Turqisë, ajo qëndroi me rastin e premierës së filmit “My Year with Helen”, që shfaqet në festivalin e 21-të Ndërkombëtar të Filmit, “Leteća metla” (Fshesa Fluturuese).

Meqë ishte në garë për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, por edhe një zyrtare e lartë e organizatës, ajo u pyet nëse mendonte se reformat në OKB-së janë të nevojshme.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është në krizë, më saktësisht në një krizë të thellë, nga fakti se aktualisht jemi në një lloj të luftës së ftohtë. Po përballemi edhe me çështje serioze siç janë Siria dhe të tjera, të cilat KSOKB nuk arriti ti tejkalojë”,tha Clark.

Ajo foli edhe për sulmet e fundit izraelite ,bi palestinezët në Gaza, dhe qëndrimin e OKB-së mbi këtë çështje.

“Unë pajtohem me shqetësimin ndërkomëbar për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që u konfirmua edhe në KSOKB. Kemi një vendim të Këshillit ndërsa njëra palë mund të tërhiqet duke vndosur një veto. Kjo nuk është një shenjë e mirë. SHBA-të vendosën në KSOKB një veto edhe mbi propozimin për të hetuar sulmet izraelite në Gaza në të cilat u vraën palestinezë. Ishte një ditë e tmershme. Njerëz vriteshin, janë çplagosur mbi tre mijë, megjithatë KSOKB u pengua të diskutojë mbi këto”, theksoi Clark.

Helen Clark kalo 30 vite në Parlamentin e Zelandës së Re, ishte kryeministrja e parë grua, dhe nga këtu u pyet të komëntojë edhe statusin e gruas në shoqëritë e sotme.

Ajo thotë se familja është faktori kryesor për pozitën e gruas në shoqri, për të shtuar se tshmë gratë po marrin pozita bartëse në jetën politike dhe shoqërore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi