Ish kryeministri Isa Mustafa ndante 70 mijë euro për festën e pavarësisë, Haradinaj për dy vite 1 milionë e 100 mijë euro!

Shteti kishte refuzuar që t’u tregojë qytetarëve taksapagues se si i shpenzoi 600 mijë euro për festimet e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Arsyetoheshin se nuk i kanë të gjitha faturat. Asokohe ishte formuar edhe një këshill organizativ, brenda zyrës së Presidentit të Kosovës, pjesë e të cilit ishin disa institucione që përgjegjësinë e hidhnin tek njëra – tjetra.

E, derisa ende nuk dihet se si u shpenzuan 600 mijë euro për kremtimin e pavarësisë së vendit gjatë vitit të kaluar, kryeministri Ramush Hardinaj në mbledhjen e sotshme të qeverisë ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare në shumë prej 500 mijë eurosh për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Haradinaj, ka bërë të ditur se këto mjete financiare do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë dhe do të kalojnë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

Organizim kryesor i festës së pavarësisë gjatë vitit të kaluar ishte koncerti i Rita Orës.

Ndërsa, për ta festuar 9 vjetorin e pavarëisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës asokohe e udhëhequr nga ish kryeministri Isa Mustafa kishte ndarë veç 70 mijë euro, aq sa ndaheshin edhe gjatë viteve paraprake.

Rëndom, për organizimin e festave të këtilla është themeluar Këshill Organizativ në përbërje nga të gjitha institucionet, të cilët në vend të raportimit për paratë e shpenzuara, kanë gjuajtur përgjegjësinë tek njëra – tjetra./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi