“Ish-agjenti i FBI-së vdes në paraburgim iranian”

Robert Levinson, një agjent në pension i FBI-së amerikane që ishte zhdukur në Iran gjatë vitit 2007, ka vdekur në paraburgim po në këtë vend, bëri të ditur të mërkurën familja e tij, (AA).

“Kohët e fundit kemi marrë informacione nga zyrtarë të SHBA-ve që kanë çuar në atë që të konkludojmë se bashkëshorti dhe babai ynë i mrekullueshëm vdiq derisa ishte në paraburgim iranian”, thuhet në një deklaratë nga familja e Levinson.

Ata theksuan se “Është e pamundur të përshkruaj dhimbjen tonë. Familja jonë do të kalojë pjesën tjetër të jetës sonë pa njeriun më të mahnitshëm që kemi njohur ndonjëherë, një realitet i ri që është i pakonceptueshëm për ne”.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk beson që Levinson ka vdekur. “Unë nuk e pranoj që ai ka vdekur, por shumë njerëz po mendojnë se ashtu është”, tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk duket mirë, por nuk do ta pranoj se ka vdekur. Ata nuk na kanë thënë që ai ka vdekur”, tha Trump.

Familja theksoi se ata do të vazhdojnë drejtësinë kundër rrëmbyesve iranianë të Levinson dhe qeverisë së SHBA-ve, “të cilët për shumë vite e lanë atë në harresë”.

Levinson u zhduk në ishullin Kish derisa pretendohet se punonte si hetues privat.

Teherani ka mohuar në mënyrë të përsëritur njohuritë për vendndodhjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi