Isa Sakja: “Agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve muslimanë”!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, z. Isa Sakja në muajin e Madhërueshëm të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për një agjërim të pranuar. Gjithashtu z. Sakja është shprehur se Ramazani është muaji i Kuranit, gjatë të cilit agjërohet për të krijuar një mur mbrojtës nga mekatet dhe ne ftohemi të bëjmë më shumë vepra të mira për ata që kanë nevojë.
Urimin e tij z. Isa Sakja e ka bërë përmes një postimi në profilin privat të tij në facebook.

Te dashur miq,
Sot fillon muaji i bekuar i Ramazanit.
Ramazani eshte muaji i Kuranit gjate te cilit agjerohet per te krijuar nje mur mbrojtes nga mekatet.
Ne kete muaj, ne myslimanet ftohemi te agjerojme si privim qe e bejme ne emer te adhurimit per zotin; ne ftohemi te shtojme lutjet dhe faljet per te fituar meshiren dhe faljen e tij; ne ftohemi qe te jemi me prane te pamundurve me zemer dhe ndihmen tone; ne ftohemi qe te jemi me te dashur, me mirekuptues, me fales me te aferm, me miq e shoke; ne ftohemi qe te bejme vepra te mira.
Zoti na pranofte agjerimin, lutjet dhe adhurimin ndaj tij, veprat e mira ne mbeshtetje te atyre qe kane me shume nevoje! ?/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi