Isa Mustafa takohet me ambasadorin gjerman, ja çfarë biseduan!

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në takim mbledhjen e kryesisë së LDK-së. Por para takimit me partinë e tij, Mustafa është takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Me të ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë, e tutje Mustafa ka mbajtur mbledhjen me kryesinë e LDK-së

Lidhja Demokratike, në orën 14:00 ka nisur mbledhjen e kryesisë. E, para kësaj, kryetari i partisë e takoi ambasadorin gjerman, Christian Heldt.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ishte i pranishëm në takim, shkroi në Facebook se Mustafa dhe Heldt folën për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Sot Kryetari Mustafa e takoi Ambasadorin Gjerman. U diskutua gjate per zhvillimet e fundit, ne vecanti lidhur me dialogun. LDK mbetet partnere e rendesishme e Gjermanise, CDU-se dhe Kancelares Merkel ne realizimin e agjendes per integrim euro-atlantik te Republikes se Kosoves, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkaq, po vazhdon mbledhja e kryesisë së LDK-së, të cilën po e drejton kryetari Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi