Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet epilogu nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok.

Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit, njofton Klan Kosova.

“Unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje partneriteti dhe me respekt reciprok. Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i ardhshëm të jetë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, por nuk shoh arsye që të takohemi ka tri orë dhe në fund të themi se jemi marrë vesh për t’u takuar. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona sepse ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona”.

Ai tha se pas kësaj do të presin edhe reflektimin e Vetëvendosjes dhe nëse oferta e fundit e tyre është përfundimtare, atëherë edhe e LDK-së do të jetë po ashtu përfundimtare.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje nëse nuk është në partneritet të plotë. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje që është në interes”.

Sa për dallimet në mes të nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, ai tha se në një parti të madhe si LDK mund të ketë edhe ndryshime mendimesh.

“Ne nuk e kemi trajtuar letrën e Vetëvendosjes në organet e LDK-së dhe ajo nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes dhe mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Konflikti me Indinë për Kashmir-in, Pakisatin i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Çdo ditë është acaruar konflikti mes Pakistani dhe Indisë. Së fundmi Pakistani ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Ne kemi...

Protesta masive në Madrid kundër bisedimeve me seperatistët

Protesta masive në Madrid. Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë masive në Madrid, e cila është organizuar nga partitë e qendrës së...

Aksident në Gjakovë, disa persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gërgoc të Gjakovës. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj...

Së fundi

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në...

A pritet të ketë zhvillim ekonomik gjatë vitit 2019 në Kosovë?!

Zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk pritet që as gjatë këtij viti të ndjek ritme rritjeje ashtu siç është premtuar më herët. Kjo pasi që...

Anulohen fluturimet në aeroportin e Gjenevës

Për shkak të reshjeve të dëborës, sot aeroporti i Gjenevës ka njoftuar se për momentin janë anuluar të gjitha fluturimet, shkruajnë mediat vendase. “Për shkak...