Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet epilogu nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok.

Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit, njofton Klan Kosova.

“Unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje partneriteti dhe me respekt reciprok. Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i ardhshëm të jetë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, por nuk shoh arsye që të takohemi ka tri orë dhe në fund të themi se jemi marrë vesh për t’u takuar. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona sepse ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona”.

Ai tha se pas kësaj do të presin edhe reflektimin e Vetëvendosjes dhe nëse oferta e fundit e tyre është përfundimtare, atëherë edhe e LDK-së do të jetë po ashtu përfundimtare.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje nëse nuk është në partneritet të plotë. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje që është në interes”.

Sa për dallimet në mes të nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, ai tha se në një parti të madhe si LDK mund të ketë edhe ndryshime mendimesh.

“Ne nuk e kemi trajtuar letrën e Vetëvendosjes në organet e LDK-së dhe ajo nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes dhe mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, arrestohen 18 persona

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për operacionin e sotëm të Policisë në lokacione të ndryshme. Prokuroria ka bërë të ditur se pas hetimeve disa...

Kafeja Geisha është më e shtrenjta në botë

Në 2019, kafeja Geisha, që rritet në Panama, theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë...

Nga 23 marsi ‘mbyllen’ fluturimet civile në aeroportin e Rinasit, vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimet

Aeroporti i Rinasit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se duke filluar nga 23 marsi do të ndërpriten të gjitha udhëtimet e avionëve,...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...