Irani pohon se do t’i mbajë forcat ushtarake në Siri

Irani ka pohuar se do t’i mbajë forcat e saj ushtarake në Siri me kërkesë të regjimit sirian.

“Duhet që sirianët të na duan, ne do të vazhdojmë të jemi atje”, citon agjencia iraniane e lajmeve IRNA, të ketë thënë zëdhënësi i Miinistrisë së Jashtme, Bahram Qasemi, në një konferencë për media në Teheran.

“Askush nuk mund ta detyrojë Iranin të bëjë diçka. Irani ka politikat e veta të pavarura”, tha Qasemi në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportimet që Rusia donte që Irani të tërhiqte forcat nga Siria.

“Ata që hynë në Siri pa lejen e qeverisë siriane janë ato që duhet të largohen nga vendi”, shtoi ai.

Irani është mbështetës i fuqishëm i regjimit sirian të Bashar al-Asadit dhe ka vendosur forca të saj për të luftuar së bashku me forcat e regjimit kundër grupeve të opozitës në një luftë civile të egër që shpërtheu në vitin 2011 kur regjimi i al-Asadit shtypi protestat pro-demokratike me një egërsi të papritur.

Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin u takua me Asadin në qytetin turistik rus të Soçit, duke theksuar rëndësinë e lehtësimit të “rifillimit të një procesi të plotë politik”.

Putin theksoi se forcat e huaja duhet të lënë vendin e lodhur nga lufta të japë sukses në procesin politik.

Turqia, Rusia dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e takimit tjetër të nivelit të lartë mbi Sirinë në Soçi në korrik të vitit 2018.

Sipas OKB-së, që nga shpërthimi i konfliktit sirian, qindra mijëra njerëz janë vrarë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi