Irani planifikon të zhvillojë 28 rezerva të naftës në jug të vendit

Kompania Kombëtare Jugore Iraniane e Naftës (NISOC) ka fituar licencat për realizimin e tenderit për 11 pako investimi, i cili ka për qëllim zhvillimin e 28 rezervave të reja të naftës në jug të vendit, njoftoi të hënën media iraniane Shana.

Bijan Alipur, drejtor ekzekutiv i NISOC, një kompani që prodhon më shumë se 80 për qind të naftës bruto të Iranit, tha se kompania planifikon të investojë në 29 pako të reja investimi për zhvillimin e rezervave të naftës.

Alipour tha se projekti do të shtojë 340 mijë fuçi në ditë në kapacitetin prodhues të naftës të kompanisë në një periudhë dyvjeçare.

Ai gjithashtu tha se do të nevojitej një investim prej rreth 4.6 miliardë dollarë për realizimin e projektit që do të “garantojnë hapjen e një numri të madh të vendeve të punës në provincat jugperëndimore të Khuzestanit”.

Për zhvillimin e rezervave të reja të naftës do të jetë e nevojshme të shpohen 282 puse të reja dhe adaptimi i 124 parcelave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi