Irani: Nuk ka gjasa për luftë ushtarake

Lideri i Iranit, Ali Hamaney, tha se sipas llogaritjeve politike nuk ka gjasa për luftë ushtarake.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Hamaney gjatë një fjalimi të tij tha se “Sipas llogaritjeve politike nuk ka gjasa për luftë ushtarake”.

Ai duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e forcave të tyre në mbrojtjen ajrore, tregoi se forcat e armatosura duhet të rrisin armët dhe forcën njerëzore çdo ditë e më shumë.

Ai më parë kishte thënë se lufta ekonomike e SHBA-ve ndaj vendit të tij vazhdon./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi