Irani ndalon Telegramin, kjo është arsyeja

Irani planifikon të kufizojë qasjen në aplikacionin telegram për shkak të mbrojtjes së sigurisë nacionale, transmetojnë mediat iraniane.

Vendimi për bllokimin e Telegramit është marrë në nivelin më të lartë dhe ky aplikacion do të zëvendësohet me sistem të ngjashëm lokal, transmeton Mashreghnews.ir, duke iu referuar zyrtarëve për siguri.

Telegram, i cili ka rreth 40 milionë përdorues në Iran, ishte i bllokuar përkohësisht gjatë protestave antiqeveritare në janar. Megjithatë, rreth 10 për qind e përdoruesve arriti edhe atëherë ta përdorë përmes Proxy server.

Telegrami është formuar në vitin 2013 nga vëllezërit rusë Nikolaj dhe Pavel Durov./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi