Irani i ekstradoi Afganistanit 242 të burgosur

Irani i ka ekstraduar Afganistanit së paku 242 të burgosur të cilët më parë janë dënuar në këtë vend, konfirmoi zëvendësministri i Drejtësisë i Iranit, Mahmud Abbas.

Abbas tha se ekstradimi i shtetasve afganë në atdheun e tyre është bërë në pajtim me marrëveshjen mes Iranit dhe Afganistanit, të cilën e kanë nënshkruar ministrat e Drejtësisë së këtyre vendeve. sipas marrëveshjes, Irani në afat prej një viti Afganistanit do t’ia dorëzojë 700 të burgosur.

Televizioni shtetëror i Iranit bëri të ditur se bëhet fjalë për shtetas të Afganistanit që janë dënuar për vepra penale tregti me narkotikë dhe tentim të kalimit ilegal në territorin e Iranit.

Të burgosurit afganë në këtë mënyrë pjesën tjetër të dënimit me burg do ta vuajnë në atdhe.

Në Iran dënim me burg vuajnë rreth 5.000 afganë, ndërsa në Afganistan gjenden 22 shtetas të Iranit të burgosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi