“Irani do të përgjigjet nëse SHBA braktis marrëveshjen për programin bërthamor”

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, paralajmëroi se Teherani do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) braktisin marrëveshjen për programin bërthamor të vitit 2015, të firmosur nga gjashtë fuqitë botërore për kufizimin e programit të tij kontestues bërthamor.

Zarif këtë e deklaroi pas deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Irani nuk do të bëjë asgjë nëse SHBA-të braktisin marrëveshjen.

“Ka një keqkuptim. Mund t’ju sigurojë se, nëse interesat iraniane nuk sigurohen, Irani do të përgjigjet, edhe seriozisht, dhe besoj se do të ishte një përgjigje pas të cilës disa njerëz do të pendohen për marrjen e hapave të gabuara”, tha Zarif, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai shtoi se Irani nuk do të jetë i pari që do të shkelë marrëveshjen./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi