Irani akuzon Kinën për informacione të pasakta lidhur me COVID-19

Anëtarja e Bordit kombëtar për luftën kundër koronavirusit në Iran, Minu Mahrez ka mbrojtur idenë e saj se autoritetet kineze nuk kanë dhënë informacione dhe shifra të drejta lidhur me (COVID-19).

Duke folur për agjencinë punëtore iraniane të lajmeve, Mahrez ka mbështetur deklaratën se “Kina bëri një shaka të hidhur ndaj botës” të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

“Nuk mund të priten statistika dhe të dhëna të sakta nga Kina. (Kinezët) kanë tërhequr shumë artikuj. Shumica e shifrave dhe informacioneve që ata dhanë nuk ishin të sakta. Fataliteti dhe infektimi me COVID-19, tregoi se kjo sëmundje ishte përtej deklaratave të qeverisë kineze”, tha Mahrez.

Ajo tha se edhe informacioni në lidhje me shfaqjen e COVID-19 vetëm në qytetin Wuhan të Kinës duhet të vihet në dyshim. “Ne nuk e dimë nëse kjo sëmundje ka përfunduar apo jo në Kinë. Duke pasur parasysh historinë e studimeve të tyre shkencore, nuk mund të ketë siguri as në shifrat që ata kanë dhënë. Përhapja e sëmundjes është më e frikshme se informacioni i dhënë nga Kina”, tha Mahrez.

Në një deklaratë dje, Jahanpour duke kritikuar deklaratat e qeverisë kineze lidhur me shifrat për koronavirusin e ri (COVID-19) tha se “Kina i bëri një shaka të hidhur botës lidhur me shifrat dhe statistikat që ka njoftuar për të sëmurët dhe të vdekurit nga koronavirusi. Vendet e prekura me këtë sëmundje menduan se sëmundja ishte më e lehtë se gripi”, tha Mahrez.

COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe me pas u përhap në mbarë botën për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Që nga sot në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 3.739 ndërsa numri i rasteve në 60.500.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Whatsapp nuk do të funksionojë më në këta celularë

Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë. Mirëpo kompania ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë në...

“Iluzioni” i funksionimit të komunave veriore

Që nga dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, më 27...

Rrugëtimi i grave për të gëzuar një copë pronë

Në katër vitet e fundit vetëm një grua nga Juniku ka kërkuar të regjistrojë pronë në komunën e kullave të Dukagjinit. Rajoni që ruan traditat...

Së fundi

4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000 njerëz kanë...

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...

I pastër në të trija shtyllat e Vettingut, konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut,...