Iran, shkon në 7.451 numri i të vdekurve nga COVID-19

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend pozitivë kanë rezultuar 2.023 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 137.724.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 107.713 persona, ndërkohë që 2.585 pacientë janë në gjendje kritike.

Ndërkohë, në kuadër të zbutjes së masave kundër pandemisë, Irani ka hapur për vizita tyrbet në vend.

Në orët e mëngjesit, iranianët vërshuan drejt tyrbes së Imam Rezaut në qytetin Mashhad dhe asaj të Fatime Masumes në Qom.

Po ashtu, me kushtin e respektimit të rregullave shëndetësore, nga nesër do të hapen restorantet, marketet, sallonet për saunë dhe masazh, sallat e festimeve dhe kafetë, të cilat janë cilësuar si vende me rrezikshmëri të lartë.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi