Iran, rritet në 3.603 numri i të vdekurve nga COVID-19

Irani ka raportuar 151 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.603 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton  (AA).

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë u testuan 2.483 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 58.226.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet 22.011 persona, ndërkohë që 4.057 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas tij, në Iran deri më tani janë realizuar 189.790 testime për COVID-19.

Virusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Kom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi