Iran, 22 të vdekur nga moti i keq

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Iran.

Zëdhënësi i Qendrës iraniane të emergjencave, Mojtaba Khalidi, në deklaratën me shkrim tha se si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që nga 8 maji në provinca të ndryshme të vendit, kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa 53 të tjerë janë lënduar.

Ai tha se 2 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet ndërsa 20 të tjerë nga goditja e rrufesë.

Nga reshjet të cilat filluan më 17 mars dhe zgjatën rreth një muaj humbën jetën 78 persona ndërsa 1.000 të tjerë u lënduan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi