Investitorët engjëj që menaxhojnë 500 miliardë dollarë do të vijnë në Stamboll

Stamboll

Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (World Business Angels Investment Forum-WBAF), i cilësuar si “Davosi i investimeve” globale fillestare dhe tregjeve kapitale do të mbledhë në Stamboll investitorët engjëj që menaxhojnë një fond prej 500 miliardë dollarësh, (AA).

WBAF, në të cilin AA është “Partner Global i Komunikimit”, do të bashkojë qindra investitorë engjëj më 17-18 shkurt në “Swissotel The Bosphorus”. Forumi do të mbahet me pjesëmarrjen e shumë delegatëve nga 92 vende.

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik do të përfshijë 24 seanca kryesore dhe 132 folës ndërkombëtarë.

Në ditën e dytë të forumit ku do të marrin pjesë qindra investitorë engjëj dhe aktorët kryesorë të tregjeve kapitale, do të zhvillohen për investitorët globalë prezantime të ndryshme nga 100 start-up (fillestarë) nga 42 vende në Podiumin e Gjetjes së Fondit Global.

Në sesionet e këtij viti do të marrë pjesë edhe Swati Mandela, mbesa e Nelson Mandelas. Po ashtu këtu do të mbajë një fjalim edhe prof. Inderjit Singh, ish deputeti i Singaporit i cili është një prej themeluesve të një prej unicorn-it të parë botëror.

Do të nënshkruhen 7 marrëveshje ndërkombëtare

Përderisa pritet të nënshkruhen 7 marrëveshje ndërkombëtare, në forum do të mbahen dy takime investitorësh. Për 260 investitorë specialë të ftuar nga 92 vende do të paraqesin një prezantim special ministri i Tregtisë së Malajzisë, Datuk Darell Leiking dhe ministri i Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes së Shqipërisë, Eduard Shalsi.

Në forum do të marrin pjesë me delegacione të fuqishme edhe Agjencia Hungareze e Investimit (HEPA), Agjencia Spanjolle e Investimit (ICEX), Dhoma e Tregtisë e Bahreinit (BCCI), UNIDO, Agjencia e Investimeve e Qeverisë së Andaluzisë, Banka e Zhvillimit të Katarit (QDB), Agjencia e Investimeve të Federatës së Rusisë, Nasdaq dhe Banka Botërore IFC.

Si folës në forum do të marrin pjesë si përfaqësues i Turqisë ish-kryeministri dhe kryetari i Komisionit të planifikimit dhe buxhetit të Parlamentit të Turqisë, Lütfi Elvan si dhe kryetarja e Akademisë Mbretërore princesha Dr. Nesrin El Hashemite.

Krahas ish politikanëve të Portugalisë dhe Tunizisë në forum do të marrin pjesë si folës presidentja e gjashtë e Mauritiusit, prof. Ameenah Gurib-Fakim, ministri i Tregtisë së Malajzisë, Datuk Darell Leiking dhe ministri i Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes së Shqipërisë, Eduard Shalsi, ministrja e Ekonomisë së Malit, Safia Boly, zv.ministrja e Jashtme e Meksikës, Martha Delgado Peralta.

Do të zhvillohet “biseda Nasdaq”, një nga bursat më të mëdha në botë

Krahas sesioneve kryesore në forum do të zë vendin e saj edhe “biseda Nasdaq”, ku Carsten Borring, zv.kreu i Nasdaq, një nga bursat më të mëdha në botë do të transmetojë hapat e nevojshëm që bizneset e vogla duhet të ndjekin për hapjen e tyre në popull.

Në ditën e parë të forumit do të zhvillohet një ‘masterclass’ nga Organizata Botërore e Bashkëpunimit të Sektorit Privat dhe Publik (WAPPP) me qëndër në Zvicër. Ndërsa në ditën e dytë do të realizohen 6 ‘workshop’-e të ndryshme në interes të sipërmarrësve dhe investitorëve, ku folës do të jenë emra të rëndësishëm si kreu i Agjencisë Hungraze të Promovimit të Eksportit, Balazs Hendrich, investitori i Toys R US, Paulo Andrez dhe zv.kryetari i Nasdaq, Carsten Borring.

Ndërkohë theksohet se në mbrëmjen e parë të forumit do të mbahet darka gala dhe recepcioni i Çmimeve të Ekselencës Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi