“Intervista e Ditës”/ Flet sociologu: Pse shqiptarët refuzojnë të pushojnë në Shqipëri

Një numër jo i vogël shqiptarësh preferojnë të pushojnë jashtë vendit të tyre, pavarësisht bukurive natyrore që ofron bregdeti jonë.

Për sociologun Ermelis Muça ky numër po vjen në rritje dhe ka disa arsye që i bëjnë shqiptarët të refuzojnë bregdetin e tyre, veçanërisht jugun e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, sociologu thekson se kjo lidhet me disa arsye, ku më kryesoret janë shërbimi dhe çmimet.

Sipas Muçës, shërbimi që ofrohet në Shqipëri ka ende mangësi sa i përket vendeve fqinje, çka i bëjnë shqiptarët që të mos zgjedhin bregdetin tonë.

Një tjetër arsye kryesore janë edhe çmimet e kripura, që për sociologun, mu kushtet aktuale ekonomike në vendin tonë, bëhen deri diku të vështira për t’u përballuar për shumë qytetarë shqiptarë.

Krahas të tjerave, Muça nënvizon edhe sigurinë në bregdet, si një tjetër mangësi në bregdetin shqiptar, çka jo pak herë është shoqëruar edhe me ngjarje të rënda apo tragjike.

Por edhe pse situata duket se ndryshon nga viti në vit, për sociologun do të duhen ende disa vite përmirësime në këto drejtime që Shqipëria të mund të arrijë standartin që kërkojnë qytetarët e saj për të pushuar në vendlindje./www.gsh.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi