Interneti është ngadalësuar shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara

Shpejtësia e internetit është duke u ngadalësuar, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e mbylljes shkaku i coronavirusit.

Sipas të dhënave nga Speedtest, kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë javës së kaluar, në mes të një bllokimi të paparë në shumë shtete për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia mesatare e shkarkimit zbriti nga afro 140 në 133Mbps në javën e 16 marsit, në krahasim me javën e 9 marsit. Gjatë asaj periudhe, shpejtësia e shkarkimit në smartfon shkoi nga rreth 75 në 72Mbps.

Kanada përjetoi një ngadalësim të ngjashëm në atë periudhë, nga afërsisht 129 në 121Mbps, ndërsa shpejtësia e shkarkimi në Meksikë mbeti e njëjtë. Në shumë shtete evropiane, pësuan një ngadalësim të ngjashëm.

Për shembull, shpejtësia mesatare e shkarkimit shkoi nga rreth 103 në 93Mbps në Gjermani, derisa nga 130 në 126Mbps në Itali.

Sa i përket shteteve aziatike, atje po ndjekin një model më ndryshe. Në Kinë, ku shpërthimi i coronavirusit filloi shumë më herët dhe tashmë ka arritur kulmin, performanca u ul në mes të janarit, por që është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë.

Disa kompani transmetuese, përfshirë Apple TV +, Disney +, YouTube dhe Netflix, kanë reaguar tashmë mbi këtë çështje, duke ulur cilësinë e videos në Evropë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ambasadori Soreca thirrje palëve: Uluni në dialog, filloni nga reforma zgjedhore. Shqiptarët duan…

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje palëve që të ulen në dialog për të zgjidhur krizën aktuale politike...

Firmoset marrëveshja, gati projekti për Piramidën. Veliaj: Kalojmë në kulturën e teknologjisë së informacionit

Pas 30 vitesh, ëndrra e transformimit të Piramidës bëhet projekt konkret. Bashkia e Tiranës mori në dorëzim...

Irani paraqet ankesë në GJND kundër SHBA-ve

Irani ka paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër SHBA-ve për shkak "të sanksioneve të njëanshme jashtëligjore” të këtij shteti. Ministri i Punëve...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...