Interneti çmendet pas Keanu Reeves: shmang prekjen e grave në secilën foto

Aktori i njohur hullivudian Keanu Reeves po konsiderohet si “mbreti i respektit” pasi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi të tij të veçanta.

Ajo që vërehet në secilën prej tyre është se ai asnjëherë nuk prek me dorë gratë që marrin turr për të dalë në fotografi me të.

Me t’u shkrepur fotografia, ai merr pozitën e tij tashmë ikonike, duke evituar prekjen dhe duke shtrirë duart përtej trupit të grave që duan të ngjiten pas tij.

Por Reeves nuk është hera e parë që merr vëmendje për mirësjellje. Ai njihet si ndër të paktët aktorë që pasurinë e tij e jep donacion për kërkimet mbi kancerin, si dhe vesh rroba të blera në dyqanet e lira.

Ylli i filmave aksion ka bërë bujë fillimisht me  “Matrix” dhe më pas me “John Wick”, versioni më i ri i të cilit po jepet edhe në kinematë shqiptare.  /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi