Interi vihet në lëvizje për Aaron Ramsey

Aaron Ramsey vihet në shënjestrën e Interit dhe ai që e bën këtë është pikërisht Beppe Marotta.

Futbollisti uellsian është drejt mbylljes së kontratës së tij me Arsenalin, e tashmë e ka bërë të ditur vendimin e tij për të mos e rinovuar atë.

Për mesfushorin kanë shfaqur interesin e tyre disa klube europiane, si Liverpool, Bayern, Milan, e së fundmi edhe Interi. Por, duket se është klubi zikaltër që ka bërë shumë hapa para në orët e fundit.

Drejtuesit e Interit kanë hyrë tashmë në kontakte me Arsnealin dhe agjencinë që mbron interesat e Ramseyt, e kjo bëhet me qëllimin për t’i paraprirë konkurrencës dhe për të sjellë uellsianin në Milano, në merkaton e muajit janar.

Aaron Ramsey përfiton shumë nga kontrata aktuale me Arsenalin dhe kërkon 6-7 milionë euro në sezon, një shifër kjo jo e ulët për cilindo klub që kërkon shërbimet e tij, e sidomos për Interin, por e nevojshme për të rritur nivelin e skuadrës.

Për milanezët, ardhja e mundshme e Ramseyt është një përforcim shumë i mirë sa i përket repartit të mesfushës, për objektivat që ka kjo skuadër; fitoren e Europa League dhe kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi