Interi, “meremetime” për sfidën në “San Siro” ndaj Torinos

Pas disfatës së hidhur në Reggio Emilia në javën e parë të Serie A, Interi do të kërkojë të rivendosë në shina sezonin e ri, që shpreson se do t’i japë të paktën një vend në Champions League.

Ndryshimet e pritshme do të aplikohen që në sfidën e së dielës, në stadiumin “San Siro”, kundër Torinos.

Drejtuesit dhe trajneri po përpiqen të kuptojnë gabimet e sfidës së humbur me Sassuolon, e për të motivuar grupin në një reagim të menjëhershëm. Të paktën dy lojtarë janë të sigurtë se do të luajnë nga minuta e parë, Skriniar në mbrojtje dhe kroati Perisiç në mesfushë.

Në “Mappei Stadium”, mungesa e Skriniarit në prapavijë u ndie shumë. Mbrojtësi nuk kishte munguar në asnjë përballje të kampionatit, sezonin e kaluar, me një statistikë mbresëlënëse: 38 ndeshje në po kaq mundësi.

Trajneri Spalletti kërkoi të mos e rrezikonte për problemet muskulare, por tani me Torinon, sllovaku do të jetë në fushë në krah të De Vrij.

Nga minuta e parë do të zbresë edhe Perisiç. Me hyrjen e ballkanasit në formacion dhe zmbrapsjen e Asamoah në rolin e anësorit, Interi kishte ndryshuar diçka në javën e parë.

Interi do të mbështetet dhe te blerja e re, kroati tjetër Vrsaljko. Dyshimi më i madh për të dielën në mbrëmje është prania e Nainggolanit, që mungon prej turneve të verës, për shkak të një tërheqjeje në muskuj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi