Integrimi në BE/ Bushati tjetër mesazh të fortë nga Kroacia: Të ndahet interesi kombëtar nga politika e ditës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në forumin e përvitshëm “Cavtat” që mbahet në Durovnik të Kroacisë, ndërsa në të marrin pjesë parlamentarë të shumtë nga Bundestagu i Gjermanisë, Parlamenti Evropian si dhe ekspertë të ndryshëm nga Evropa Lindore. Me një postim në “Facebook”, Bushati ndalet edhe tek sfidat që ka sot Shqipëria  për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

Sipas tij,  anëtarësimi në Evropë është e vetmja shpresë për vendin tonë pasi përmes kësaj rruge do të fuqizohet demokracia dhe qytetarët do të kenë një mundësi më të mirë socio-ekonomike. Ai shfrytëzon rastin t’i bëjë thirrje politikës shqiptare, ku kërkon prej saj që të ndajë qartë interesin e epërm kombëtar nga politika e përditshme.

Postimi i Bushatit:

Pas një dekade u riktheva në Forumin e përvitshëm të #Cavtat në #Dubrovnik, i cili mbledh së bashku parlamentarë nga Bundestagu gjerman, Parlamenti Evropian, Evropa Juglindore dhe ekspertë, të interesuar për progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Teksa javës tjetër presim nga Vendet Anëtare të BE-së përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit, në përputhje me Konkluzionet e BE-së të Qershorit 2018, është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësojnë motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformuese.

Evropa, si projekt i shpresës është e vetmja rrugë për të fuqizuar demokracinë, për të projektuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe progresit shoqëror. Kjo nuk është çështje kapitujsh e ligjesh në letër, por çështje e Shqipërisë së nesërme. Pavarësisht qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një Pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës. Procesi i anëtarësimit në BE duhet të korrespondojë gjithnjë e më shumë me modernizimin, demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë së nesërme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Del në shitje vetura e boksierit legjendar Muhamed Ali (Foto)

Spider Alfa Romeo 1976, i cili i përkiste boksierit legjendar Muhamed Ali, do të dalë në shitje në një ankand në Las Vegas. Një nga...

Burri i Ermonela Felajt bëhet prokuror, Alibeaj: Antikushtetuese

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi antikushtetues emërimin si prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë të bashkëshortit të ish-ministres...

Mblidhet KLGJ: Mundësitë për zgjidhjen e ngërcit në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi sot mbi problematikën e krijuar për funksionalitetin e Gjykatës së Lartë. I pranishëm në mbledhje zv.kryetari Maksim Qoku u...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...