Institucionet e drejtësisë, opozita voton për ndërtimin e komisionit

Opozita bashkoi votat me mazhorancën duke votuar pro ngritjes së n/komisionit ad hoc që do të merret me përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGJ dhe KLP-në, ndonëse një ditë më parë kishte injoruar në votim miratimin e rregullores mbi të cilën do të punojnë edhe anëtarët e saj.

Çfarë do të thotë kjo votë e shpjegoi demokrati Eduard Halimi.

“Kjo tregon qëndrimin e palëkundur të PD për të marrë pjesë në çdo process të ngritjes së institucioneve të drejtësisë, sepse për ne është shumë e qartë që bojkoti i këtyre proceseve do t’i japë mazhorancës mundësinë e kapjes së institucioneve”, thotë Halimi.

Mazhoranca uroi që opozita do t’i qëndrojë deri në fund zbatimit të reformës, por nuk e kurseu thumbimin.

“Gjitha këto të tjerat për kapjen e sistemit të drejtësisë janë retorikë politike. Por Kushtetuta dhe ligji lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi ka garantuar mekanizma që e mbajnë larg politikën nga sistemi i ri i drejtësisë. Të gjitha të tjerat pastaj i do partia, se jemi në prag të protestës së 27 janarit. Është problem kjo protesta se s’ka njerëz, miq”, deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pavarësisht votës pro, rezervat e opozitës mbi cilësinë e kandidaturave mbeten ende aty dhe demokratët i shprehën me batutë.

“U nisëm të bënim reformën në drejtësi sipas Xhonit, Fernandos, Hanit, Junkerit. E ca u dhamë shqiptarëve? U dhamë drejtësinë e Gencit”, replikoi Enkelejd Alibeaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi