Instagram vjen me lajm të mirë, mund të dalloni ata që ju bëjnë screenshot

BuzzFeed News ka raportuar një ndryshim që ka bërë Instagram, një nga aplikacionet më të përdorur të gjithë botën.

Ekipi i një prej rrjeteve sociale më të preferuar ka konfirmuar se ka hequr dorë nga veçoria se do i dërgonte njoftim personit, storyt të të cilit i keni bërë screenshot.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata të cilët nuk duan të dalin zbuluar.

Kompania deklaroi disa muaj më parë se po e testonte këtë veçori tek disa përdorues, por me sa duket ka hequr dorë.

Snapchat, një tjetër aplikacion i njohur e ka përdorur këtë veçori tek përdoruesit e tij dhe u dërgonte njoftim personit të cilit i bënin screenshot asaj çfarë kishte postuar./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi