Instagram bllokon hashtag-et që nxisin keqinformimin kundër vaksinimit

Teoritë e konspiracionit mbi vaksinimin kanë shqetësuar mjaftueshëm Instagramin.

Lidhur me këtë Instagram po ndërmerr hapa të rinj për të parandaluar keqinformimin rreth kësaj teme e cila gjithmonë e më shumë po përhapet. Kompania do të bllokojë çdo hashtag që tregon vazhdimisht informacion të rremë në lidhje me vaksinat, të tilla si: vaksina shkakton autizëm apo vaksina vret. Krijimi i një hashtag-u të tillë nuk do të gjejë më vend tek përdoruesit, pasi menjëherë do të bllokohet.

Instagram ka zgjeruar fushën e veprimit menjëherë pasi CNN zbuloi se hashtag-u #vaksinavret ishte duke u përdorur masivisht. Dezinformimi është identifikuar nga grupet e përfshira në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Si pjesë e kësaj lëvizje, çdo informacion dezinformimi për sa i përket vaksinave nuk do të shfaqet në asnjë faqe kërkimi. Përdoruesit nuk do të do të lejohen të shprehin pikëpamjet e tyre kundër vaksinimit.

Instagram gjithashtu ka në plan të fillojë të shfaqë një mesazh “pop-up” sa herë që njerëzit kërkojnë terma kundër vaksinimit. Kujtojmë se një muaj më parë këtë veprim e ka ndërmarrë edhe Facebook, duke ndaluar rreptësisht përdorimin e termave kundër vaksinimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi