Iniciativa rinore i jep “jetë” godinave fantazmë: S’kanë ujë e drita

Piter dhe Kevin, dy te rinj belge donin te hiqnin dorë nga projekti që synon të transformoj ndërtesat e vjetra dhe të braktisura në qendra social-kulturore, kur panë ketë pamje 10 dite me parë. Por shpirti rinor nuk mund te dorëzohej kaq lehtësisht nga sfida tashme e fituar. Zemra e ish-kombinatit te dikurshëm të auto traktorëve “Enver Hoxha” nga një grumbull ndërtesash fantazme ku mbizotëronte heshtja sot gumëzhin nga disa te rinj

“Ishte plot me mbeturina këtu, kishte gurë, tulla të vjetra, ne kemi pastruar dyshemenë në mënyrë që të ecnim por pa u vrarë diku.

Çdo gjë që ta kap syri këtu e kemi ndërtuar vete duke përdorur dru, metale, kemi vendosur disa dritare por puna është në proces e sipër për ta kompletuar plotësisht”

Ata janë pjesë e grupit prej 80 personash të cilët transformuan vullnetarisht godinën e braktisur të Repartit të Fonderisë së Gizës në ish Uzinën e Autotraktoreve në një qendër social-kulturore për komunitetin.

“ Besoj se këtu do te mbahen evente të ndryshme kulturore, komuniteti dhe rinia mund te vijnë te luajnë, të dëgjojnë muzike, të shikojnë filma, çdo gjë është e mundur”

Për 10 ditë rreth 80 të rinjtë dhe Belgjika dhe trojet shqiptare pastruan, ndërtuan dhe e përshtatën këtë godinë më së miri duke na dhënë shembull jo vetëm për krijimin e qendrës modeste por edhe pasionin dhe përkushtimin e rinisë.

“Gjysma prej nesh janë belg, t ë tjerët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Ishim komunitet i mire n ë fakt. Ne nuk e gjetëm të parët këtë vend por ishin disa të rinj nga Tirana të cilët ishin në kërkim të një ndërtese të braktisur nga e kaluara për ta kthyer në një qendër sociale dhe kulturore. Në fund gjetëm këtë godine nga ministra. Nuk ishte ndërtesa që kërkonim pasi është super e madhe por ne e morëm përsipër. Miqtë tanë shqiptare do duhet ta vijojnë punën për ta kompletuar ketë qendër. Udhetimi ynë përfundon këtu pasi ne nesër kthehemi në Belgjikë”.

Edhe pse punuan intensivisht duke ndërtuar dhe siguruar gjithçka vete pa mbështetjen e askujt, te rinjtë kërkojnë ndihmën e institucioneve shqiptare për tu siguruar ujë dhe energji elektrike.

“Kemi vendosur instalimet elektrike dhe rubinete, por fatkeqësisht nuk kemi energji as ujë, edhe pse kemi ndërtuar tualetet. Na duhet ndihme nga ujësjellësi dhe nga ministria përkatëse. Kjo ndërtese do vihej ne funksion siç duhet nëse do na ndihmonte dikush.”

Ish-Uzina e Autotraktorëve “Enver Hoxha” përfundoi së ndërtuari me punën e ish te burgosurve në vitin 1978 kur edhe u prodhua traktori i parë shqiptar.

Nga ky ish-kombinat, pasi gjithçka u shit për skrap, për pak vjet kanë mbetur vetëm ndërtesa dhe kjo qendër që shpreson t’i japi disi jetë zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi