Indonezi, terapi me delfinë për fëmijët me autizëm (Foto)

Një klinikë në Indonezi zbaton program të veçantë për zhvillimin social dhe fizik të fëmijët që vuajnë nga autizmi.

Klinika e Terapisë me Delfinë në rajonin Ancol pranë kryeqytetit Xhakarta ofron shërbime të trajtimit me delfinë për zhvillimin e aftësive fizike dhe sociale dhe komunikimit të fëmijëve autikë.

Klinika ka tërhequr interesim të madh nga familjet e fëmijëve me autizëm, duke zbatuar programe speciale në varësi të gjendjes së fëmijëve.

X

Gjatë seancave në të cilat marrin pjesë edhe familjet, trajnuesit synojnë ngritjen e komunikimit social dhe fokusimit të fëmijëve përmes pyetjeve dhe përgjigjeve reciproke, në grupe dhe duke zhvilluar lojëra.

Lina Budioetomo, e cila ishte e pranishme në terapinë e fëmijës së saj autik, tha për Anadolu Agency (AA) se djali i saj Viktor, i cili vuan nga autizmi dhe çrregullime të tonusit muskulor, tani është gjashtëvjeçar dhe viziton qendrën e terapisë me delfinë që kur ka qenë dy vite e gjysmë.

Lina tha se fëmija i saj është bërë më aktiv pas terapive.

“Pasi mësoi të notojë dhe zhytet me ndihmën e terapistit, fëmija im zhvilloi muskulaturën, ndërkohë që filloi të marrë frymë thellë dhe të formojë fjali të gjata. Më parë, ai mundej vetëm t’i lëvizte buzët dhe të artikulonte zëra të caktuar. Për më tepër, ai filloi të zhvillojë kontakte sy më sy me njerëzit dhe të komunikojë. Jam e lumtur nga faza e arritur në terapi”, tha Lina.

Ndërkohë, terapisti Chandra Aris Gunawan, i cili punon në klinikë dhe prej 13 vitesh merret me trajtim me delfinë, tha se terapinë e parë me delfinë e kishte filluar në Florida të SHBA-së dhe se qendrat e tij, të cilat veprojë nga viti 2005, janë të parat në Azinë Juglindore.

“70 për qind e fëmijëve kanë dëshirë të luajnë me ujin, kurse për ne është më lehtë të komunikojmë me ta në ujë. Në përgjithësi, te fëmijët me autizëm ka çrregullim të vëmendjes. Pasi delfinët janë atraktivë dhe simpatikë për fëmijët, ata ndihmojnë në tërheqjen dhe zhvillimin e vëmendjes te ta”, u shpreh Gunawan.

Sipas tij, delfinët në ujërat e Indonezisë kanë më tepër aftësi komunikimi me njerëzit.

“Teksa notojnë me fëmijët autikë gjatë terapive, delfinët nxjerrin valë akustike me frekuenca të larta. Këta zëra me frekuencë të lartë kontribuojnë pozitivisht kundër zhbalansimeve të funksioneve të trurit. Çuditërisht, delfinët nuk i lëshojnë këto zëra kur notojnë me njerëz normalë”, shtoi Gunawan.

Gjithashtu, Gunawan theksoi rëndësinë që terapia me delfinë të nisë në moshë të hershme, pasi, siç tha, pas moshës pesëvjeçare tejkalohen disa faza të zhvillimit të trurit./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi