Indonezi, pas shpërthimit vullkani Merapi nxjerr llavë

Vullkani Merapi në ishullin Java të Indonezisë filloi të nxjerrë llavë.

Agjencia për menaxhim me katastrofa njoftoi se se vullkani shpërtheu në gusht të vitit të kaluar, dhe të martën në mbrëmje filloi të nxjerrë llavë. Ky është një pellg llave prej 1.400 metrash, më i gjati nga gushti kur për herë të fundit u vërejt shpërthimi.

Merapi është vullkani më aktiv në vend ndërsa agjencia thekson se kohën e fundit vullkani ka intensifikuar aktivitetin e tij.

Në disa zona pranë vullkanit ka rënë “shi pluhur” ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos i afrohen zonës së rrezikut 3 kilometra nga krateri.

Mali Merapi ndodhet 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin me popullsi të dendur, Java. Në diametër prej rreth 10 kilometrash përrreth vullkanit jetojnë afër 250 mijë njerëz.

Shpërthimi i fundit i Merapit ka ndodhur në vitin 2010, ku humbën jetën 347 njerëz.

Arqipelagu i Indonezisë, ku jetojnë mbi 250 milionë njerëz, shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, e cila është një vatër e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike. Zyra qeveritare sizmologjike e Indonezisë ndjek më shumë se 120 vullkanë aktiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi