Indonezi, arrestohet një guvernator për korrupsion

Guvernatori i rajonit Aceh në Indonezi është arrestuar për shkak të akuzave për korrupsion.

Agjencia e lajmeve Antara bëri të ditur se Komisioni për parandalimin e korrupsionit (KPK) akuzoi Irwandi Jusuf për shpërdorimin e rreth 500 milionë rupi (35 milionë dollarë) nga Aceh fondi për autonomi. 

Jusuf (57) është sjellë në godinën e KPK-së që gjendet në Xhakartë për hetime të mëtejshme. Edhe nëntë persona tjerë dyshohen në hetimin për korrupsion. 

Jusuf vitin e kaluar sërish dha betimin si guvernator i rajonit Aceh, ndërsa më herët ka qenë guvernator i rajonit të njëjtë mes vitit 2007-2012. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi