Indi, vriten 14 rebelë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë

 

Të paktën 14 rebelë kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes mes rebelëve maoistë dhe forcave të sigurisë në Indi.

Sipas lajmit të mediave të Indisë, zyrtarët policorë njoftuan se janë vrarë 14 rebelë maoistë në rajonin Sukma të shtetit Çatisgarh gjatë përleshjeve.

Pas përleshjes shumë armë të rebelëve janë konfiskuar.

Edhe në përleshjet e muajit të kaluar mes forcave të sigurisë dhe rebelëve maoistë, ishin vrarë 8 rebelë.

Rebelët maoistë të frymëzuar nga lideri revolucionar i Kinës, Mao Zedong, që nga viti 1967 janë duke zhvilluar aktivitete të armatosur në Indi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi