Indi, 11 të vdekur nga stuhia e rërës

Sipas vlerësimeve të para të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në provincën Uttar Pradesh të Indisë si pasojë e stuhisë së rërës dhe shiut.

Pas stuhisë së rërës e cila javën e kaluar përfshiu pjesën veriore të vendit dhe shkaktoi vdekjen e 125 personave, mbrëmë stuhia e rërës përsëri goditi Uttar Pradeshin dhe shtaktoi vdekjen e 11 personave. Sipas mediave indiane numri i të vdekurve është 12.

Avanish Awasthi nga qeveria e provincës tha se stuhia e cila ka arritur një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, ka shkaktuar shembjen e pemëve dhe shtyllave elektrike si dhe shembjen e dhjetëra shtëpive nga qerpiçi.

Ai thotë se si pasojë e stuhisë së rërës në rajonin Etawah kanë humbur jetën 4 persona, në rajonin Mathura 3 persona si dhe nga një person në rajonet Agra, Aligarh, Kanpur dhe Firozabad. Sipas tij, si pasojë e kësaj stuhie edhe 25 persona janë plagosur.

Një zyrtar i një province tjetër N. N. Srivastava thotë se stuhitë kanë ndikuar negativisht në jetën e më shumë se 100 milionë personave të cilët kanë humbur kafshët dhe prodhimet e tyre.

Srivastava tha se pas paralajmërimeve për stuhi në rajone të shumta është pezulluar edhe mësimi në shkolla.

Të paktën 125 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë ishin plagosur nga stuhia e rërës, e cila ndikoi javën e kaluar në Rajasthan, Uttar Pradesh dhe Uttarakhand, ku vetëm në Utar Pradesh ka patur 73 të vdekur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi