Ina Nuka do të rioperohet sërish në Turqi për gishtat e dëmtuar në protestë

Efektivja e policisë Ina Nuka do të udhëtojë sërish drejt Turqisë në muajin shkurt për të kryer një tjetër operacion për rikuperimin e dëmtimit të gishtave.

Gjatë kësaj kohe rehabilitimi, 24-vjeçarja e cila u plagos gjatë një proteste në nëntor para Parlamentit, ka marrë mjekim të vazhdueshëm në spitalet e vendit.

“Jam mjekuar çdo ditë në Spitalin e Traumës ku shkoj për fizioterapi, të shohim si do të shkojë operacioni tjetër”, tha Nuka në një dalje para mediave.

Ina Nuka u prit në një takim nga ambasadori turk në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë nga policia: “Ndoshta kjo është një ngjarje që më ka bërë më të fortë, edhe pse ata që kam afër dhe që më duan më thonë mos u rikthe, kjo është e pamundur, do rikthehem edhe më mirë”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi