Imami bën familjen kaçanikase me shtëpi, nga 2007-ta 30 familje përfituan nga angazhimi i tij (Foto)

Kryefamiljari Zahir Kosumi, i cili është prind i tre fëmijëve, njëri prej tyre me sëmundje kronike, nga tani e tutje nuk ka pse mban mbi supe dertin e strehës.

Duke parë gjendjen e rëndë të familjeve që jetojnë në rrethinën e Ferizajt dhe Kaçanikut, imami i fshatit Duraj nga Komuna e Kaçanikut ka mbledhur gjithë forcat për të krijuar një strehë për këtë  familje nga fshati Gaçkë i Ferizajt.

Imami Fidaim Fazliu, i cili që nga viti 2007 është i angazhuar në iniciativa për gjetjen e zgjidhjes së banimit për të pastrehët, tregon se me ndihmën e bizneseve që e mbështesin, deri tani ka bërë me kulm mbi kokë plot 30 familje.

Familja e z. Kosumi, është familja e shtatë që në vitin 2019 bëhet me shtëpi të re falë donatorëve dhe bizneseve që operojnë në zonë.

“Dikush ka siguruar betonin, dikush hekurin, materialin për kulm, materialin për lyerje dhe ujësjellës, dikush ka siguruar dyer dhe dritare, dysheme dhe orendi, dikush ka kryer punët e vrazhda falas. Ndërsa 85 % e punës është punuar pa kompensim monetar,” tregon imami Fazliu.

Përmes një njoftimi në Facebook, Fazliu ka ekspozuar ambientet e reja të familjes, por jo edhe fotografitë e familjareve, me qëllim që të ruhet dinjiteti i nevojtarëve, posaçërisht i fëmijëve.

Fazliu, i cili dorëzimin e çelësave të shtëpisë e bëri bashke me bashkëshorten, thotë se me kalimin e kohës, po bëhet më e vështirë gjetja e donatorëve, sado që ai posedon dëshmi me fotografi për punët e kryera deri më tani.  /Mesazhi/

Image may contain: sky, house, plant and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: indoor
Image may contain: plant
Image may contain: indoor
No photo description available.
Image may contain: indoor
Image may contain: indoor
Image may contain: bedroom and indoor
No photo description available.
Image may contain: indoor
Image may contain: sky and outdoor
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi