Ikardi vazhdon të shënojë edhe nga stoli, PSG i falet këmbëve të argjentinasit

Paris Saint Germain ka arritur të marrë një fitore shumë të vështirë në transfertë ndaj Brestit, me rezultatin 1-2, aty ku ka vuajtur jo pak për të dalë me pikë të plota. Pavarësisht se kanë një formacion të mbushur me yje, duket se parisienët e kanë të vështirë të fitojnë dhe sot kanë shënuar golin e dytë vetëm në minutat e fundit.

Në minutën e 39-të, Di Maria ka arritur të kalojë në avantazh skuadrën e tij falë një goli me parabol teksa në pjesën e dytë ka shënuar golin e barazimit skuadra e Brestit. Grandsir në minutën e 72-të, ka përfituar nga një top në zonë, duke e çuar në rrjetë për t’i dhënë barazimin skuadrës së tij.

Në minutën e 80-të, Ikardi ka hyrë në lojë duke zënë vendin e Kavanit teksa vetëm pesë minuta më vonë ka arritur të realizojë golin e dytë për skuadrën e tij. Në tetë ndeshjet e fundit, sulmuesi argjentinas ka arritur të realizojë plot nëntë gola.

Brest–PSG 1-2
72’ Grandsir / 39’ Kavani, 85’ Ikardi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi