IHH ndan pako ushqimore në Maqedoni

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka ndarë pako ushqimore në Maqedoni me sloganin “Në Ramazan jemi në Ballkan”.

Në një deklaratë nga IHH thuhet se anëtari i Bordit të IHH-së nga qyteti Sakarya, Hakan Sağlam dhe delegacioni shoqërues ka filluar me ndarjen e pakove ushqimore në Shkup dhe pjesën lindore të Maqedonisë.

Përveç shpërndarjes së pakove ushqimore, IHH realizon edhe aktivitete për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e rrobave për fëmijë për Bajram.

Kryetari i IHH-së në Sakarya, Sebahattin Aydın tha se IHH së bashku me shoqatat partnere do të realizojë shpërndarjen e pakove ushqimore për 1.000 familje në Shkup dhe në pjesën lindore të Maqedonisë.

Ai tha se do të shpërndajnë ndihma për personat në nevojë në 95 shtete të botës. Aydın theksoi se do të shpërndahen 300 mijë pako me ndihma brenda Turqisë dhe jashtë shtetit.

“Në ndihma do të përfshihet ushqimi, materiale për pastrim, rroba, çokollata për fëmijë, lodra dhe rroba për Bajram”, thotë ai./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi