Kryetari i forumit rinor të PDIU-së Albano Idrizi ka zgjedhur të kaloj disa nga ditët e tij të pushimeve në plazhin e Spilles.
Plazh ky i cili vitet e fundit fal investimeve nga pushteti lokal ka pësuar shumë ndryshime, duke u kthyer në një nga zonat e veçanta në brigjet e Adriatikut.
Këtë gjë vë në dukje dhe Idrizi, duke e cilësuar bregdetin e Spilles si një nga plazhet model.
Siç dihet Bashkia e Rrogozhinës është ajo e cila ka në administrimin e saj këtë zonë bregdetare. Institucion ky i cili drejtohet nga PDIU dhe sigurisht kur ka një punë të mirë, nuk duhet të mungoj as promovimi.
Postimi i Idrizit:
Një mrekulli në brigjet e Adriatikut. Plazhi model i Spilles ku është ruajtur harmonia me natyrën.