Idlib, 25 mijë civilë të zhvendosur javën e fundit

Në rajonet pranë kufirit me Turqinë janë larguar 25 mijë civilë të cilët janë zhvendosur në javën e fundit si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve brenda zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë.

Sipas informacioneve të organizatës joqeveritare lokale Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane mësohet se në javën e parë të këtij muaji janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre 25 mijë civilë si pasojë e sulmeve të ndërmarra në zonën e deeskalimit në Idlib nga ushtarët e regjimit të Asadit, grupet e huaja terroriste dhe të Rusisë.

Drejtori i Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, Muhammed Hallaj tha për AA se kriza njerëzore në rajonin e Idlibit sa vjen e thellohet, ku vetëm në javën e fundit janë detyruar të zhvendosen 25 mijë civilë.

“Në rajonet Marrtinnuman, Serakib, Eriha si dhe në zonat përreth jetojnë afërsisht 425 mijë civilë. Nëse sulmet përhapen po me të njëjtën dhunë ndaj këtyre rajoneve, numri i civilëve të zhvendosur do të rritet edhe më shumë”, tha Hallaj i cili shtuar se forcat e regjimit dhe Rusia godasin spitalet, shkollat, xhamitë, qendrat e Mbrojtjes civile dhe shtëpitë me qëllim për të penguar rikthimin e civilëve.

Një pjesë e madhe e civilëve që janë larguar si pasojë e sulmeve që vazhdojnë nga forcat e regjimit dhe Rusisë, janë zhvendosur në hapësirat e kampeve në territoret siriane si Atme, Kah, Deyr Hassan dhe Kefer përballë rajonit Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë si dhe në ullishtet në Idlib dhe zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët.

Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e deskalimit në Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë. Ndërkohë që ka shkuar në mbi 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda një viti nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi