Icardi, “i magjishëm”. Interi i shënon 5 gola Sampdorias

Ndeshja e mesditës së kësaj të diele në Serie A, ajo mes Sampdorias dhe Interit e vlefshme për javën e 29 të kampionatit italian, mban vetëm një emër: Icardi!

Sulmuesi argjentinas është shfaqur i magjishëm pas një periudhe të gjatë kohe “në thatësirë”, duke shënuar plot 4 herë në portën e Vivianos, njëri gol më i bukur se tjetri, e për më tepër me forma nga më të ndryshme, ku spikat goli me thembër.

Në “Marassi” parashikohej një sfidë e vështirë për zikaltrit, që synonin me çdo kusht fitoren për t’u ngjitur në vendin e katërt. Por pas golit të Perisiçit, “zgjohet” Icardi që shënon 3 herë brenda pjesës së parë, me penallti, me thembër dhe gjuajtje nga më pak se 3 metra distancë.

Kapiteni zikaltër nuk shënonte nga 5 janari, në ndeshjen e Fiorentinën (1-1), por me fillimin e pjesës së dytë kompletoi edhe “pokerin” personal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi