IBM prodhon inteligjencën artificiale “Project Debater”

Kompania e Teknologjisë së Informacionit, IBM ka prodhuar inteligjencë artificiale, e cila flet, dëgjon dhe përpiqet të bindë me debate.

Sipas lajmit të Wired, inteligjenca artificiale e prezantuar në SHBA “Project Debater” është produkt i një pune 6 vjeçare.

Në prezantim “Project Debater” ballafaqohet me dy studentë izraelitë, kampionatë të debatit, dhe kundërshtoi argumentet se qeveritë duhet të rrisin fondet për eksplorimet e hapësirës dhe se telemjekësia duhet të përdoret në mënyrë më të gjerë.

Inteligjenca artificiale, e cila gjatë çdo debati mban një fjalim 4 minutësh të hapjes me një zë të butë dhe artificial të një gruaje, dëgjoi përgjigjen 4 minutëshe të personit që ndodhet përpara dhe më pas mblodhi mendimet edhe të inteligjencës artificiale edhe të debatuesit në një kohë prej nga 2 minuta.

Për formimin e përgjigjeve mbi një temë për të cilën nuk është përgatitur më parë, “Project Debater” furnizohet nga një bibliotekë ku përfshihen qindra miliona dokumente të përbëra nga artikuj dhe shkrime akademike. Fjalitë që e mbështesin mendimin e tij i zgjedh nga këto dokumente.

Dëgjuesit të cilët përbëhen nga gazetarët dhe punonjësit e IBM-së vërejtën se në të dy debatet “Project Debater” ka qenë më informues se sa njerëzit. Ky sistem është vlerësuar si një zbulim i madh në teknologjinë e inteligjencës./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi