I verbër prej shumë kohësh, talenti i këtij të riu me skateboard të lë pa fjalë

Një djalë i verbër ka mësuar të luajë me dërrasën e skateboard-it nëpërmjet prekjes, ndjenjës dhe video lojërave.

Coco Atama humbi shikimin e tij para se të krijonte kujtime, kur ishte vetëm 10 muajsh pasi u diagnostikua me sëmundjen e rrallë të syve.

Kur mbushi 7 vjeç, Coco mori për herë të parë dhuratë një skateboard që do ti siguronte atij terapinë më të mirë të mundshme.

Coco nga Kalifornia e ka përdorur gjatë 15 viteve të fundit në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin mendor duke i mësuar vetes disa stile nëpërmjet prekjes, ndjenjës dhe lojës ‘Tony Hawk Pro-Skater’.

Ai ishte djali i parë dhe i vetëm i verbër në shkollë prandaj trajtohej më shumë si kukull sesa njeri pasi fëmijët dhe mësuesit e identifikonin nga sëmundja./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi