I ka prekur shumë njerëz: ky është një tregim që duhet ta lexojë çdo person, sidomos gratë!‎

Një grua e re që sapo u martua, në një ditë të nxehtë vere erdhi për ta vizituar nënën e saj. ‎Ajo u ul në kolltuk dhe derisa pinte çaj të ftohtë, filluan bisedën për jetën, për martesën, për ‎përgjegjësitë dhe detyrimet e njerëzve të pjekur.‎

Nëna e menduar po i përziente copat e akullit në gotën e saj, pastaj e shikoi vajzën e saj ‎me qartësi dhe maturi.‎

‎”Mos i harro kurrë shoqet tua!”, i tha ajo.‎

‎”Ato do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme për ty, teksa bëhesh më e vjetër. Sado që ta ‎duash burrin tënd, pa marrë parasysh sa i don fëmijët tu, ato ende do të nevojiten. Kujtohu ‎që herë pas here të dalësh me to diku, që edhe më tutje të shoqërohesh me to. Dhe mos ‎harro, se shoqet tua nuk janë vetëm shoqe, ata janë edhe motrat tua, vajzat tua, edhe të ‎afërmet tua. Do të nevojiten gra të tjera. Gratë gjithmonë kanë nevojë për gra të tjera! “‎

‎”Çfarë këshille e marrë”, mendoi vajza.‎

‎”A nuk u martova tash së shpejti? A nuk kam hyrë tash së shpejti në botën e çifteve? Për ‎hir të Zotit, unë jam grua e martuar, e rritur! Unë nuk jam një zog i vogël që ka nevojë për ‎shoqëri! Burri im dhe familja ime me siguri do të jenë gjithçka që më duhet, që jeta ime të ‎merr kuptim të vërtetë.”‎

Por, megjithatë, ajo e dëgjoi nënën e saj dhe vazhdoi të mbante kontakte me shoqet e saj.‎

Duke kaluar vitet njëri pas tjetrit, ajo ngadalë filloi ta kuptonte se nëna e saj, në fakt, e dinte ‎saktësisht se çka po thoshte. Derisa koha dhe natyra sjellin ndryshime në jetën e secilës ‎grua, shoqet mbeten mbështetja më e madhe për të.‎
Në të 40-at e saj, ja se çka mësoi ajo:‎

Koha kalon.‎

Jeta po ndodh.‎

Distanca ndahet.‎

Fëmijët rriten.‎

Dashuria zbehet.‎

Zemrat thyen.‎

Punët vijnë dhe kalojnë.‎

Karrierat mbarojnë.‎

Prindërit vdesin.‎

Kolegët i harrojnë shërbimet.‎

Burrat kanë botën e tyre.‎

Kurse shoqet qëndrojnë me ty, pavarësisht se sa kohë dhe kilometra janë larg teje. Shoqja ‎kurrë nuk është aq larg sa që nuk mund të jetë me ty, kur të jetë e nevojshme.‎

Derisa duhet të shkosh asaj rruge të vetmuar që quhet jetë dhe kur duhet të shkosh e ‎vetme, shoqet tua do të jenë aty, përgjatë rrugës, duke të brohoritur, duke u lutur për ty, ‎duke u përpjekur rreth teje, duke u angazhuar për ty dhe duke të pritur ty në fund të rrugës ‎me krahë të hapur. Kurse ndonjëherë edhe rregullat do t’i thyejnë për ty.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Sot fillon viti i ri shkollor

Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2018-2019. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe...

“Farmacia”, operacion antikontrabandë në Korçë, 3 të arrestuar

Një operacion antidrogë i policisë së Korçës ka përfunduar me tre të arrestuar. Të arrestuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me korrupsionin.  Ndërkaq, policia...

Buxhuku: Në Shqipëri ka biznese që janë regjistruar në offshore dhe marrin para nga qeveria

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka treguar, sipas tij, cilët...

Së fundi

Nëse e hani një banane në ditë, ja çfarë i ndodh organizmit tuaj!

Kjo i ndodh organizmit nëse hani një banane në ditë. Përfitimet e bananes janë të panumërta për nga aspekti shëndetësor. Ky lloj frutash përmban vlera ushqimore,...

Vuçiç: Prishtina kundër dialogut, Serbia për paqe dhe stabilitet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot në një takim me ministrin e jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka thënë se Prishtina me miratimin e Platformës, tregoi...

Ivanov për emrin: Zgjidhje e cila nuk do të shkaktojë ndryshime kushtetuese

  Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev të dhëna për një media mbi negociatat me Greqisë...