I harroni shpesh passwordet? Ja zgjidhja një herë e përgjithmonë!

World Wide Web Consortium (W3C) dhe FIDO Alliance lajmëruan se një model i ri i quajtur WebAuthn (Web Authentication) është promovuar për në Candidate Recommendation, stazhi i parafundit për Web Standards Process.

WebAuthn, është një spcifikim i cili i lejon shfletuesit e internetit, të ekspozohen ndaj hardware të ndryshëm si USB, Bluetooth apo NFC, për të aksesuar një faqe interneti.

Këto hardware i lejojnë përdoruesit që të provojnë identitetin e tyre, pa username apo password.

WebAuthn është zhvilluar nga W3C në bashkëpunim me FIDO.

FIDO, është një kompani e cila zhvillon sisteme vërtetimi të sigurta. W3C, është një grup që mbikqyr zhvillimin e standarteve në rrjet.

Nëse WebAuthn është i aktivizuar, përdoruesit mund të aksesojnë si me hardware biometrik (fingerprint), ashtu edhe me hardware të tjerë si psh. USB.

WebAuthn nuk le gjurmë të dhënash apo passworde kështu që kjo e mbron atë nga sulmet e ndryshme.

Microsoft, Google dhe Mozilla, deri më tani kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj këtij modeli të ri.

Kështu, Chrome 67 dhe Firefox 60, do ta kenë të integruar WebAuthn në update e tyre të cilat pritet të dalin në muajin Maj.

World Wide Web Consortium (W3C) dhe FIDO Alliance lajmëruan se një model i ri i quajtur WebAuthn (Web Authentication) është promovuar për në Candidate Recommendation, stazhi i parafundit për Web Standards Process./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi