I GJITHE FSHATI QAU! Nga: Petro Sotta

Hidhe hapin lehtë, moj nuse ne valle,
Me fustan të bardhë, si princeshë e madhe,
Si princeshë po dukesh, ashtu si je veshur,
Me vellon kurorë dhe buzen duke qeshur…

Ky fustani i bardhë, sa te paska hije,
Dy kopsa floriri, të duken në ije,
Mbi ballin si hënë, shaminë me temina,
Me flokët te argjënd, si lule trëndelina…

Si lule pranëvere, kjo bukuria e jote,
Nuk kish pare fshati, te tillë ndër mote,
Të gjithë të shikonin, mbeteshin pa fjalë,
Cdo nënë do të donte, ty nuse për djal…

Kur tërhiqje vallen dhe tundje shaminë,
Djemtë psherëtinin, kur t’shikonin gjinë,
Me sy të perlotur dhe ata kercenin,
Vajzë si ty të bukur, kurrë s’do të gjenin…

Hidhe vallen lehtë, poshtë tek hajati,
Nuse më të bukur, më s’do shihte fshati,
As s’do të shikonte, si kjo bukuri sot,
Nuk kishte më djem, të dilnin per zot…

Tja rrëmbenin zemrën, ta kishin princeshë,
Në të gjithë krahinën, si kjo s’mund të gjesh,
Nuk qau vetëm nëna, por qau dhe babai,
Qau i gjithë fshati, që s’mundi ta mbaj….

Petro L. Sota. 4 prill 2018……..

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi