I dyti rast: po shkruante libër kundër Islamit, miku i Gert Wildersit bëhet musliman

Një tjetër ish-bashkëpunëtor i afërt i islamofobit hollandez Geert Wilders, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, pranon Islamin.

Ai ëshë Jorami van Klaveren, i cili ashtu siç Wilders prej vitesh ishte përfshirë në një luftë mediatike kundër Islamit e muslimanëve.

Por sot, ky 39 vjeçar pranoi publikisht se kishte pranuar Islamin. Siç e ka sqaruar, ai vendosi të bëhej musliman në kohën kur po shkruante një libër kundër Islamit.

Sipas mediave holandeze, van Klaveren e ka ndërmarrë aktin e konvertimit që në tetor.

Ai ka ndryshuar mendimin e tij mbi Islamin dhe muslimanët pikërisht gjatë një hulumtimi në funksion të librit që po shkruante kundër këtij besimi e ithtarëve të tij.

Dhe, pasi Van Klaveren është bërë musliman, ka nisur të shkruajë një libër që denonconte idetë anti-islame nga jo-muslimanët.

Van Klaveren ishte anëtar i parlamentit holandez nga 2010 në 2017.

Më parë, ka qenë Arnoud van Doorn me një fat të ngjashëm. Edhe ai i qëndronte krah Geert Wildersit në idetë e tij ekstreme, derisa ndryshoi mendim e qëndrim duke zgjedhur të jetojë si musliman. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi