I dyshuari për viktimën në Suharekë është pjestarë i Policisë së Kosovës

Komandanti i Rajonit të Policisë në Prizren, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, ka folur për media në konferencë për vrasjen në Suharekë.

I dyshuari është rreshter i policisë që vepron në stacionin verior të Prizrenit, ku është transferuar pasi ka pasur probleme më herët, ka thënë nënkoloneli Krasniqi.

“Kemi dalë me të gjitha ekipet e rajonit dhe prokurorin në terren. Kemi kuptuar nga provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, në informacionet e para, e kemi kuptuar se viktima është me iniciale J.A. nga fshati Mushtisht.

Kemi arritur që t’i mbledhim disa prova materiale dhe kemi ardhë në përfundim se personi i mundshmë, i dyshimtë për vrasje për memontin, është një pjestar i Policisë së Kosovës, me gradë rreshter, që vepron në Stacionin Policor Veri në Prizren.

Ai është transfer për shkak të një hetimi të mëhershëm nga Inspektorati Policor i Kosovës,  dhe kemi marrë të gjitha masat. Në bashkëpunim me prokurorin është bërë bastisja e banesës ku ai jeton në Suharekë dhe shtëpitë përcjellëse në vendlindjen e tij.

Është konfiskuar arma e zjarrit dhe pajisjet tjera, gjithashtu disa telefonë dhe pajisje tjera.

Me urdhër të prokurorit personi, rreshteri i policisë, është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit. Është njoftuar IPK-ja”, ka thënë Krasniqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi