Hynë me forcë në polici, ndjekje penale ish-deputetëve të PD

Disa ish-deputetë të Partisë Demokratike janë vënë nën hetim nga prokuroria për kundërshtim të policisë. Burime nga Prokuroria bënë me dije se po ndiqen penalisht një grup ish-deputetësh të Partisë Demokratike, pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

Sipas prokurorisë, pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin, Anton Frrokajn hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë. Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.
Ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16.02.2019.

VIDEO E TENSIONIT MË 16 SHKURT NË POLICINË E TIRANËS

Ende deputetë në atë kohë, Noka, Alibeaj, Strazimiri, Balliu, Gjunkshi e Frrokaj hynë në ambientet e policisë pas ndalimit të 20 protestuesve në protestën e parë kombëtare të opozitës nga policia për dhunimin e ambienteve publike.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar të takojnë protestuesit brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, por oficerët e policisë i kanë ndaluar. Deputeti i PD-së Flamur Noka pasi doli nga Drejtoria e Policisë tha se numri i protestuesve të arrestuar është 7. Ai tha ndër të tjera se policët e krerët e tyre i kanë gjetur duke konsumuar uiski e vodka.

“E gjithë kupola e policisë la deputetët 1 orë këtu pa përgjigje. Menduam se kishin punë, por kur u ngjitëm sipër çfarë gjetëm? Kupola e drejtorisë, drejtrorë e vartës i gjetëm si një tufë derrash të zhgërryer në uiski, vodka dhe red bull. Kemi pamje filmike se si janë dhunuar të ndaluarit”,- tha Noka.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi